Senati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka shpallur fajtor ish-presidentin Donald Trump pas akuzës për nxitje rebelimi të ngritur nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Senati votoi me 57 vota për ta shpallur ish-presidentin fajtor dhe 43 jo fajtor, transmeton Zëri i Amerikës.

Meqenëse në një gjyq në Senat kërkoheshin 67 vota, ose dy të tretat për fajësimin, ish-Presidenti Trump u shpall i pafajshëm.

Është hera e dytë në 12 muaj që zoti Trump i mbijeton një gjyqi në Senat kundër tij. Demokratët synonin që ai të mos lejohej të kandidonte përsëri për një post publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *