Qytetarët serbë në pjesën veriore të Kosovës kanë filluar të marrin vaksinën Pfizer kundër koronavirusit.

“Vaksinimi filloi në Leposaviq, dhe do të vazhdojë kudo në Veri. Fillimisht do të vaksinohen të moshuarit mbi 75 vjeç, pastaj të tjerët” ka thënë Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, transmeton Ekonomia Online.

Vaksinimi në këtë pjesë të territorit të Kosovës po ndodh pak ditë pasi në Serbi filloi vaksinimi kundër koronavirusit, duke e bërë kështu vendin e parë në rajon që arrin të filloj vaksinimin me vaksinën Pfizer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *