Serbia është vend i parë në rajon që nis vaksinimin kundër koronavirusit.
Gjatë ditës së sotme, Kryeministrja Ana Brnabic ka marrë vaksinën ‘Pfizer’.
Serbia aprovoi individualisht vaksinën dhe ka marrë tashmë 5 mijë dozat e para, transmeton Top Channel.
Një ditë pas Krishtlindjeve pritet të fillojë edhe në Greqi. Edhe kryeministri grek, Mitsotakis ka njoftuar se do të vaksinohet bashkë me gruan e tij live për mediat.
Ndërkohë për pjesën tjetër të Ballkanit duket se do të duhet të pritet fillimi i 2021.