Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se është i gatshëm të shpenzoj “qindra miliona euro” për të blerë dronë turq të llojit “Bajraktar”.

“Ne jemi të një linje dhe unë shpresoj se do të mund të arrijmë diçka të tillë vitin tjetër”, ka thënë Vuçiq pas takimit në Beograd me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Vuçiq po ashtu i ka kërkuar presidentit turk që t’i ndihmojë në sigurimin e energjisë elektrike nga Azerbajxhani në Serbi.

Ndërsa, Prsidenti Erdogan i ka cilësuar si “provokative” politikat e vendeve perëndimore ndaj Rusisë, pasi Bashkimi Evropian ka propozuar vendosjen e një kufiri në çmimet për gazin rus.

Në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Presidenti turk ka thënë se Turqia është e gatshme të ofroj mbështetje.

“Ballkani nuk mund të tolerojë më këtë lloj problemi”, ka thënë Erdogan në lidhje me mosmarrëveshjen e dy vendeve për targat e makinave, transmeton REL.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *