Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se më 21 qershor vendi do të mbaj zgjedhje paralamentare dhe lokale.

Zgjedhjet në Serbi ishin dashur të mbahen më 26 prill, por u shtynë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Siç transmeton Radio Evropa e Lirë, Vuçiq tha se nuk pret që të ketë ndonjë tubim të madh zgjedhor gjatë muajit maj, ndërsa për qershor tha se do të konsultohen mjekët.

Deri tani, Serbia ka konfirmuar mbi 9,500 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 197 viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *