Ish-ambasadori amerikan në Serbi, William Montgomery, parashikon se do të ketë presion “të vazhdueshëm” nga SHBA-tëndaj Serbisë për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën.

Montgomery tha se nuk është befasi që presidenti amerikan Joseph Biden i dërgoi mesazh presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke e uruar atë për ditën e shtetit të Serbisë dhe duke dëshiruar, ndër të tjera, arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën me bazë njohjen reciproke.

Siç transmeton Express, Montgomery tha për mediumin serb “Tanjug” se Shtetet e Bashkuara mbështetën fuqimisht pavarësinë e Kosovës, kështu që, thotë ai, ky është një mesazh i qartë që tregon se çfarë lloj politike do të ndjekë administrata e Biden, e cila “do ta harmonizojë politikën e saj ndaj Kosovës me qasjen e Bashkimit Evropian”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *