Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i shfrytëzon shërbimet sekrete dhe aleagtët në krim të organizuar për të kontrolluar popullatën serbe në Kosovë, ka deklaruar analisti amerikan Daniel Serwer.

Serwer ka thënë se ekziston përpjekje e hapur politike e Vuçiqit për të kontrolluar popullsinë serbe, e që sipas tij këtë e kryen përmes Listës Serbe.

Serwer ka thënë se Vuçiqi ka përdorur Listën Serbe dhe shërbimet sekrete për të kryer kryengritje të armatosur në veri të Kosovës, transmeton KOHA.

“Por ai gjithashtu përdor shërbimet sekrete serbe dhe aleatët në krimin e organizuar për të siguruar që popullata serbe, veçanërisht në veri, t’i qëndrojë besnike Beogradit, jo Prishtinës. Ne e pamë atë kombinim më 24 shtator, kur Lista Serbe dhe shërbimet sekrete tentuan një kryengritje të armatosur”, ka deklaruar ai duke shtuar se Policia e Kosovës dhe KFOR-i e penguan këtë.

Serwer ka thënë se Vuçiqi që nga 24 shtatori është anuar shumë në drejtim të Rusisë dhe Kinës.

Ka shtuar se ai ka frikë se SHBA-ja dhe Evropa do të kërkojnë që ai të kërkojë falje për kryengritjen e 24 shtatorit dhe të premtojë se nuk do të ndodhë më.

“Fushata mediatike kundër shqiptarëve brenda Serbisë është intensive, siç është edhe përdorimi i medias nga Vuçiq për të mbështetur rolin e tij gjithnjë e më autokratik”, ka shkruar Serwer në blogun e tij.

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *