Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, ndërmjet Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, mendimet dhe pritshmëritë se si do të rinis dialogu Kosovë-Serbi janë të shumta.

Për analistin Daniel Serwer, njohës i çështjeve të Ballkanit, ndarja e angazhimeve në mes të SHBA-ve dhe BE-së nuk është e mirë.

“Evropa është në fund të fundit një bashkim ekonomik dhe Serbia e Kosova kanë ambicie për t’u bërë pjesë e këtij bashkimi ekonomik. Prandaj, që amerikanët në vështrimin afatgjatë të merren me çështjet ekonomike nuk ka kuptim, po ashtu nuk ka kuptim që evropianët të merren me çështjet politike. Sepse ndikimi dhe prestigji amerikan, sidomos aftësia e tyre për të folur me rusët do të jenë të nevojshme për të zgjidhur çështjet politike”, tha Serwer për Zërin e Amerikës.

Ai e sheh kuptimplotë nëse palët arrijnë të pajtohen për eliminimin e pengesave tregtare jo-tarifore dhe zbatimin e marrëveshjeve teknike ekzistuese.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *