Kosovarët mund të presin deri në fund të vitit 2022 që të marrin liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian, është shprehur publicisti dhe politikani Blerim Shala.
Ai ka thënë se kjo pritet të ndodh pasi në Francë të mbahen zgjedhjet e reja presidenciale.
“Komisioni Evropian do të na mundësojë që të bëhemi evropianë, si individ, si shtetas të Republikës së Kosovës, së paku në një aspekt, në një dimension, duke udhëtuar pa viza në Evropë”, ka shkruar Shala në një kolumne për KlanKosovën.
Ai thotë se përvoja e hidhur e kosovarëve me vizat është dëshmi që Kosova asnjëherë nuk ka arritur të krijojë marrëdhënie normale me BE-në.
Ndër të tjera, Shala shkruan se BE-ja nuk e ka idenë si t’i normalizojë raportet me Kosovën është pikërisht BE-ja që është në krye të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai deklaron se “Bashkimi Evropian zatën, në rastin e Kosovës në përgjithësi, dhe në vazhdimësi (madje), ka ra në provim, që prej viteve të nëntëdhjeta e deri më sot”.
Lexo më shumë këtu