Shtetet e Bashkuara do të rihapin konsulatën në Jeruzalem e cila do të shërbejë për marrëdhëniet diplomatike me palestinezët.

Gjatë kohës së ish-presidentit Donald Trump kjo konsulatë kishte reduktuar aktivitetin pasi u vendos nën autoritetin e ambasadorit amerikan në Izrael, kur u mor vendimi për zhvendosje të ambasadës në Jeruzalem.

Të martën, Sekretari i Shtetit Antony Blinken e njoftoi vendimin pas një takimi me Presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Ramallah, në Bregun e okupuar Perëndimor.

Shtetet e Bashkuara po përpiqen të mbështesin zotin Abas në rivalitetin e tij me grupin militant Hamas që dominon Gazan si dhe në skenën ndërkombëtare, transmeton VOA.

Duke folur pas takimit me Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas, zoti Blinken tha se Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë gjithashtu 5.5 milion dollarë ndihmë të menjëhershme për Gazën dhe 32 milion dollarë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën (UNRWA).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *