Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë rikujtuar Serbisë vrasjen e vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi.

Të tre vëllezërit Bytyqi, shtetas amerikanë, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku. Në muajin korrik të vitit 1999 ata ishin arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe, derisa trupat e tyre u gjetën në një varrezë masive në Petrovo Selo në Serbinë lindore.

Përmes një komunikate të ambasadës amerikane në Beograd, shtetit serb i bëhet me dije se kërkimi për drejtësi do të vazhdoj.

“Drejtësia për vëllezërit Bytyqi dhe familjen e tyre dhe llogaridhënia për ata që I kanë kryer dhe mbuluar vrasjet e tyre, mbetet një përparësi në marrëdhëniet tona dypalëshe me Serbinë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara përsëri u bën thirrje autoriteteve serbe, të cilët kanë premtuar të ndihmojnë në këtë rast ndër vite, për një hetim të plotë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e ambasadës amerikane, transmeton VOA.

https://mobile.twitter.com/usambserbia/status/1413022633910808578

Në dhjetor të vitit 2018, Departamenti amerikan i shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish gjeneralit të policisë serbe, Goran Radosavleviç – Guri, ndaj të cilit, siç thuhej në njoftim, ekzistojnë dëshmi të besueshme se është përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *