Në një vjetorin e marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë nga liderët e Kosovës dhe Serbisë, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të inkurajojnë të dy vendet të ruajnë zotimet për çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Për të mbështetur suksesin e dialogut dhe përpjekjet e tjera, ne inkurajojmë të dyja palët që të ruajnë moratoriumet e tyre në çështjet e njohjes që ndërlikojnë përparimin në fushat teknike”, është thënë për Koha.net nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

Në përgjigjen e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit tutje shkruan se SHBA-ja do të vazhdojë të punojë me Kosovën dhe Serbinë më qëllim normalizimin e gjithanshëm të marrëdhënieve mes tyre.

Marrëveshja u nënshkrua një vit më parë në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë nga ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, nën praninë e ish-presidentit Donald Trump.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *