Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka kërkuar ulje “të menjëhershme” të tensioneve nga Kosova dhe Serbia.
Mëngjesin e së hënës, qeveria e Kosovës ka dërguar forca policore në pikën kufitare në Jarinjë për të mbikqyrur vendosjen e reciprocitetit për targat e veturave nga Serbia.
“Ne i bashkohemi Bashkimit Evropian në thirrjen ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe t’i ulin tensionet –menjëherë, pa vonesë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.
Më herët gjatë ditës së hënë, zëdhënësi i BE-së Peter Stani deklaroi se situata është duke u vëzhguar derisa u është bërë thirrje palëve që t’i ulin tensionet.