Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar mesazh Bashkimit Evropian që sa më shpejt të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha të enjten se SHBA po punon me përkushtin që vendet e rajonit të përparojnë drejt rrugës evropiane.

“Mesazhi më i fuqishëm që mund të japë tani BE-ja është që të caktojë nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, para fundit të këtij viti,” ka deklaruar Escobar.

Ai tha kështu gjatë një dëshmie para Nën-Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropë, Energji dhe Ambient, transmeton REL.

Në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Escobar tha se do të ishte “ideale” që normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve të ndodhte përmes njohjes reciproke.

I pyetur rreth nismës ‘Ballkani i Hapur’, diplomati amerikan ka thënë se kjo pasqyron Tregun e Përbashkët Rajonal që përmendet në Procesin e Berlinit.

“Ne besojmë se gjithçka që ofron shtetet me njëra-tjetrën, do të krijojë besim mes njerëzve, do të krijojë mundësi për lëvizje politike në disa çështje”, ka thënë ai.

Escobar ka folur edhe për tema të tjera, përfshirë gjendjen në Bosnje-Hercegovinë për të cilën ka thënë se SHBA janë “duke u angazhuar fuqishëm me aktorët lokalë dhe partnerët tanë për të shmangur çdo lëvizje që kërcënon kthimin e Bosnjës në të kaluarën e trazuar”.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *