Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për qetësim të situatës në Kosovë pas tensioneve që ndodhën të mërkurën në veri të vendit.

Aksioni i Policisë së Kosovës kundër kontrabandimit të mallrave u përball me protestuesë serbë në veri të vendit të cilët u treguan të dhunshëm ndaj policëve dhe mediave.

Nga situata e krijuar gjatë ditës së mërkurë mbetën të lënduar dhjetë policë të Kosovës.

“SHBA është e shqetësuar me përgjigjet ndaj aksioneve të sotme të forcave të zbatimit të ligjit në territorin e Kosovës. E gjithë dhuna, qoftë e drejtuar kundër autoriteteve, mediave apo civilëve, është e papranueshme dhe duhet te hetohet dhe ndiqet plotësisht sipas ligjit. Ne bëjmë thirrje për qetësi”, ka thënë një zëdhënës i ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, transmeton Koha.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *