Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbeshtesin dialogun Kosovë-Serbi, edhe tani kur në krye të vendit është presidenti Joe Biden.
Në një rikonfirmim nga Departamenti i Shtetit, rikujtohet se presidenti Biden e sheh esenciale ecjen e dialogut drejt një zgjidhje që çon në njohjen e ndërsjellët.
“Siç ka thënë presidenti Biden: thelbësore për ecjen përpara të Kosovës dhe Serbisë është një zgjidhje gjithëpërfshirëse, e cila do të çojë në njohje të ndërsjellë; do të ruajë sovranitetin dhe integritetin territorial të të dyja shteteve, si dhe do të fuqizojë institucionet demokratike të tyre. Ajo do të rriste sigurinë dhe prosperitetin e të dyja vendeve, do të avanconte aspiratat e tyre për anëtarësim në BE dhe institucione të tjera shumëpalëshe dhe do të mbështeste qëllimin e qëndrueshëm të një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe”, është thënë një një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit, transmeton REL.
Lexo më shumë këtu