Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione tregtare dhe financiare ndaj dy regjioneve të vet-shpallura republika në lindje të Ukrainës.

Të hënnë në mbrëmje, Presidenti rus Vladimit Putin i bëri thirrje parlamentit rus që zyrtarisht të njoh dy republikat separatiste në territorin ukrainas: Republikën e Popullit të Donetsk dhe Republikën e Popullit të Luhansk.

Siç transmeton CNN, në reagimin e Shtëpisë së Bardhë bëhet e ditur se Presidenti Joe Biden do të nënshkruaj urdhërin ekzekutiv për sanksione që do të ndaloj çdo amerikan të bëjë tregti apo financime me këto dy regjione.

Ky urdhër nga Biden gjithashtu do të mundësoj vendosjen e sanksioneve edhe ndaj kujtdo që operon brenda këtyre dy regjioneve në lindje të Ukrainës.

Për më shumë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se së shpejti do të bëjë të ditura masa tjera në lidhje me “shkeljen e sotme flagrante të Rusisë ndaj angazhimeve ndërkombëtare.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *