Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një pako të re ndihme ushtarake për Ukrainën e cila do të ketë vlerën e 800 milionë dollarëve.

Në këtë pako përfshihen municione, armë, transportues të blinduar të personelit dhe helikopterë.

“Kjo paketë e re ndihme do të përmbajë shumë nga sistemet e armëve shumë efektive dhe me aftësi të reja të përshtatura për sulmin më të gjerë që presim që Rusia të nisë në Ukrainën lindore”, deklaroi të mërkurën Presidenti amerikan Joe Biden.

Biden tha se SHBA do të vazhdojë të punojë me aleatët për të ndihmuar Ukrainën me armë dhe ndihma tjera, transmeton REL.

Gjatë muajit mars, Biden nënshkroi një paketë shpenzimesh emergjente, që parashikon 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën – rreth gjysma e tyre ndihmë ushtarake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *