Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se numri i të prekurve me koronavirus në vend ka kaluar mbi 1 milion.

Kjo shifër është pothuajse një e treta e numrit të përgjithshëm të të infektuarve në gjithë botën.

Të dhënat nga Universiteti Johns Hopkins kanë treguar se deri tani në SHBA kanë vdekur më shumë se 58,000 persona nga Covid-19.

Ndërkohë, në gjithë botën janë të konfirmuar mbi 3 milionë të infektuar dhe mbi 218 mijë të vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *