Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar seriozisht Rusinë në rast të përfshirjes në një konflikt me Ukrainën.

Javëve të fundit, pranë kufirit me Ukrainën janë dislokuar trupa ushtarake ruse.

“Mënyra më e mirë për të shmangur krizën është përmes diplomacisë. Nëse Rusia vendos të ndjekë rrugën e konfrontimit, do të ketë pasoja serioze,” ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Blinken u shpreh kështu në një konferencë të përbashkët për media me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavror.

Dy diplomatët e lartë ndodhen në Stokholm në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm vendeve anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Sekretari amerikan i Shtetit tha se Rusia dhe Ukraina duhet të zbatojnë plotësisht detyrimet e tyre sipas procesit të paqes të Minskut të vitit 2014, transmeton VOA.

Ndërsa, Ministri i Jashtëm rus tha se Moska ishte e gatshme për dialog me Kievin.

“Ne jemi të interesuar të bashkojmë përpjekjet tona për të zgjidhur krizën ukrainase. Kolegët tanë amerikanë kanë thënë vazhdimisht se do të donin të ndihmonin, pa shkatërruar formatin e Normandisë, për të rivendosur një kanal të veçantë dialogu që ekzistonte në administratën e mëparshme. Ne jemi gati për këtë”, tha ai.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *