Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 1 miliard dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, si ndihmë e radhës në luftën kundër Rusisë.

Kjo ndihmë është sasia më e madhe e armëve dhe pajisjeve ushtarake që dërgohet njëherësh në një ngarkesë, që nga fillimi i luftës.

Ndihma përfshin sisteme raketash kundër anijeve, armë të artilerisë së rëndë howitzer dhe më shumë municione për sistemet e raketave me lëvizshmëri së lartë, për të cilat forcat amerikane po trajnojnë tashmë trupat ukrainase, transmeton VOA.

Këto armatime të reja të rënda janë ato që kanë kërkuar me urgjencë udhëheqësit e Ukrainës.

Presidenti Biden tha gjithashtu se SHBA-të do të dërgojë edhe 225 milionë dollarë më shumë në ndihma humanitare, çka do të siguronte ujë të pijshëm, ilaçe, ushqime, kujdes shëndetësor, strehim dhe para për familjet ukrainase, për të blerë sende thelbësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *