Vendimi i krytarit të PD-së, Lulzim Basha, për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i kësaj partie, është përshëndetur nga Shtetet e Bashkuara.

“Vendimi i vështirë i shpallur dje nga kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim tregon se siç ishte rasti 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka guximin të shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara”, ka qenë reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë.

“Mezi presim të punojmë më ngushtë se kurrë me kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet”, thuhet në reagimin e ambasadës, transmeton Euronews Albania.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi mbrëmjen e së enjtes përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së deri sa të zbardhet në rrugë ligjore vendimi për padinë e ngritur nga ish-kryeministri ndaj Sekratarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *