Protestuesit në përkrahje të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump janë futur gjatë ditës së mërkurë brenda ndërtesës së Kongresit.

Gjendja në Kapitol dhe rreth tij është ende e tensionuar, ndërkohë që protestuesit u përplasën me policinë që ruajnë ndërtesën.

Ata po protestojnë derisa brenda po mbahej seanca për çertifikimin e votës elektorale të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në nëntor të vitit të kaluar, ku fitues doli demokrati Joe Biden.

Skenat kaotike erdhën pasi Presidenti Trump iu drejtua mijëra mbështetësve pranë Shtëpisë së Bardhë, duke përsëritur pretendimet e tij të pabazuara se zgjedhjet e 3 nëntorit u vodhën me manipulime në shkallë të gjerë.

Siç transmeton Zëri i Amerikës, udhëheqësit demokratë të Kongresit, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe udhëheqësi i pakicës së Senatit Charles Schumer, i kërkuan Presidentit Trump të bëjë thirrje që protestuesit të largohen menjëherë nga Kapitoli dhe zona rreth tij.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *