Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur gjendjen emergjente në tërë vendin si masë për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Përmes kësaj mase, qeveria federale do të rris në 50 miliardë fondet emergjente.

Në SHBA aktualisht janë 1,701 raste të konfirmuara të infektimit me virsuin Covid-19, derisa janë shënuar 40 vdekje.

Koronavirusi ka origjinën në Kinë, ku nisen rastet e para gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar. Ditë më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli si pandemik këtë virus që ka marrë shtrirje të madhe në Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *