Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të inkurajojnë Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në dialog për arritjen e një marrëveshjeje e cila do të rezultonte me njohje të ndërsjellë.

Kështu citohet të ketë thënë U.D. i ndihmës Sekretari i Shtetit Philip Reeker gjatë një bisede të zhvilluar me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

njoftimin e presidencës, theksohet se “Presidentja Osmani nënvizoi se partneriteti me SHBA-të është jetik për realizimin e prioriteteve të institucioneve të Kosovës në sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 për qytetarët e Kosovës, si dhe zbatimin e reformave te brendshme që do të shtonin punësimin dhe do të luftonin në mënyrë efikase korrupsionin.”

Ndërsa, “ambasadori Reeker theksoi se SHBA-të inkurajojnë palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive drejt arritjes së marrëveshjes ligjërisht të obligueshme, e cila do të rezultonte në njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *