Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka deklaruar se vlerësimi i qeverisë amerikane ka ardhur në përfundim se “anëtarë të forcave të Rusisë kanë kryer krime lufte në Ukrainë”.

“Kemi parë shumë raportime kredibile për sulme padallim dhe sulme të qëllimshme drejt civilëve, si dhe mizori të tjera,” ka thënë Blinken të mërkurën.

“Forcat e Rusisë kanë shkatërruar ndërtesa banimi, shkolla, spitale, infrastrukturë, makina të civilëve, qendra tregtare, dhe ambulanca, duke lënë mijëra civilë të pafajshëm të vrarë apo të plagosur,” ka thënë Blinken, transmeton BBC.

Nga Zyra e Departamentit të Shtetit për Drejtësi ndaj Krimeve Globale, Beth Van Schaack ka deklaruar se ky përfundim është arritur pas një “rishikimi të kujdesshëm të informacioneve të disponueshme tani, qoftë publike apo nga burime të intelegjencës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *