Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë i është gëzuar emërimit të Petrit Ajetit në krye të inteligjencës kosovare.
“I kënaqur të shoh se njëri nga të diplomuarit e programit të BE-së Young Cell Scheme është emëruar drejtor i Agjencisë kosovare të Inteligjencës. Të diplomuarit e këtij programi kanë potencial të madh. Jam i gëzuar që ata mund të kontribuojnë direkt në kapacitetet institucionale të Kosovës”, ka shkruar në Teitter ambasadori Tomáš Szunyog.
Presidentja Vjosa Osmani dhe kreu i Qeverisë, Albin Kurti kanë njoftuar sot se Petrit Ajeti është emëruar Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).