Gjatë vitit 2020 është shënuar rritje në numrin e rasteve të raportuara për dhunë në familje.

Të dhënat nga Policia e Kosovës kanë treaguar se gjatë periudhës Janar-Shtator të këtij viti janë raportuar 1,571 raste të dhunës, ku numri më i madh i viktimave janë gra.

Nga 1,596 viktima të dhunës në familje, 1,222 kanë qenë gra dhe 374 burra, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Kosova mbetet mbrapa në respektimin e të drejtave të grave. Rastet e raportuara gjatë këtij viti kanë treguar rritje prej 60% të dhunës ndaj grave në krahasim me të dhënat nga viti 2017.

Ndërkohë, Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar, përmes një postimi në Twitter, në lidhje me rritjen e dhunës gjatë kohës së pandemisë.

“Gjatë pandemisë COVID-19, Ministria e Drejtësisë ka parë një rritje prej 17 për qind të rasteve të raportuara të dhunës në baza gjinore në Kosovë, ku pjesa më e madhe e rasteve të rritura është në zonat urbane. Çdo grua, çdo vajzë, çdo person meriton një jetë pa dhunë”, thuhet, ndër të tjera, në reagimin e ambasadës.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *