Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, e ka kritikuar mënyrën se si insitucionet përgjegjëse e kanë shfrytëzuar Qendrën e Studentëve për karantinimin e qytetarëve që janë kthyer nga jashtë vendit gjatë ditëve të pandemisë.

“Kjo nuk është menaxhuar në mënyrën më të mirë sepse është dashur nga Qendra e Studentëve, në bashkëpunim me organet tjera të ishte bërë një strategji, që të mendohet edhe tjetra, çka nëse zgjatë pandemia” ka thënë Dema në një intervistë për Kosova Press.

Ai ka treguar se kishte shprehur shqetësimet e tij tek drejtori i QS-së për materialet të cilat do t’u duheshin studentëve pasi janë në prag të afatit të qershorit.

“Konviktet janë për studentët, ata janë në vazhdim të studimeve ndoshta është dashur të kërkohet alternativ tjetër e jo kjo, por si do që të jetë ne nuk jemi konsultua. Vërtet nuk është menaxhuar mirë dhe kjo do të na kushton edhe në suksesin e studentëve, gjë që për ne do të jetë një hendikep”, ka thënë Dema.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *