Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, pika e parë në rendin e ditës ka qenë shfuqizimi i vendimit për rrijten e pagave të qeveritarëve, ndërmarrë nga qeveria e kaluar gjatë vitit 2017.
Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, qeveria e atëhershme kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, në rend të ditës janë 8 pika. Ndër të tjera, do të bëhet shqyrtimi i propozim vendimit për zgjatjen e ndarjeve buxhetore edhe për muajin mars, dhe si pikë e fundit e rendit të ditës është ndarja e mjeteve financiar për dëmet në Komunën e Pejës, transmeton Gazeta Express.