Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e qeverisë së kaluar që ka të bëjë me përfitimet e ish-zyrtarëve pas përfundimit të mandatit të tyre.
Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se me këtë vendim do zvogëlohen shpenzimet.
“Të shfuqizohet vendimi për përfitimet e zyrtarëve pas mbarimit të mandateve të tyre. Kemi pasoja të mëdha posaçërisht nga numri i madh i ministrave dhe zëvendësministrave nga qeveria e kaluar” tha Kurti, transmeton Gazeta Express.