Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se institucionet arsimore do të vazhdojnë punën e tyre përmes tre skenarëve të mëhershëm, derisa të ketë një vendim tjetër nga institucionet kompetente.

Për shkak të situatës me pandeminë, në Prishtinë aktualisht janë të mbyllura 8 shkolla të cilat kanë kaluar në skenarin C. Dy te tjera punojnë në skenarin B.

“Deri të hënën të raportuar i kemi 301 nxënës dhe mësimdhënës që janë nëpër shkolla por dita-ditës numrat vetëm janë duke u shtuar. Ne i marrim statistikat në baza javore, për shkak se mund të kemi të shëruar, por edhe të infektuar në të njëjtën kohë”, ka thënë për Koha.net drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Shpresa Shala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *