Është konfirmuar edhe personi i tretë në Kosovë i prekur nga koronavirusi.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e ka dhënë njoftimin.
“Në radhë të parë falendëroj secilin nga ju në këto rrethana të jashtëzakonshme.
Kemi bërë maksimumin që të mbesim në listën e shteteve me risk të ulët.
Gatishmëria e institucioneve ka mundësuar që ta kalojmë më shumë pak pasoja këtë sitautë.
Siç jeni njoftuar mbrëmë, sapo janë njoftuar rastet e para të infektuara, qeveria ka marrë masa të reja për menaxhim të situatës.
Sot me keqardhje po iu njoftoj edhe për një rast të infektuar me koronavirus
Është një familjar i pacientit nga Stublla e Vitisë.”