Gjatë periudhës së karantinës për shkak të pandemisë, shkrimtari Pëllumb Kulla u gjend në Shqipëri.
Ditët e mbylljes ai i kaloi në kreativitet. Shkroi librin Diktatura e Parasë.
“Unë mendova atë qe përbën karantina dhe pasojat. Shqetësimi botëror i kësaj sëmundjes dhe virusi të madh që u përhap, por në aspektin e komoditetit mund të themi që karantina mua nuk më shqetesoi aq shumë. Por ndërkohë tërë ajo qetësi mua më krijoi mundësinë që të punoja dhe punova goxha”, është shprehur Kulla në një intervistë për Top Channel.