Shkrimtari dhe aktivisti serb Milos Ciric ka uruar Kosovën në prag të 12 vjetorit të pavarësisë.

Siç raporton Gazeta Express, në një opinin të publikuar në BalkanInsight, Ciric ka kërkuar që Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të padis Serbinë për krime lufte dhe gjenocid.

“Kryeministri i ri nuk duhet të bëjë premtime që ai nuk mund t’i mbajë. Qeveria e tij e re ka detyrim moral ta bëjë pikërisht atë që është zotuar. Nëse jo, Kurti do të bëhet një udhëheqës tjetër i Kosovës që pështyn në fytyrat e panumërta të qytetarëve, vetëm për të shënuar pikë politike, siç ka bërë Presidenti Thaçi. Dërgojeni Serbinë në gjyq për gjenocid dhe krime lufte kundër popullit tuaj, zoti Kryeministër! Procesi është vonuar shumë”, ka shkruar Ciric.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *