Libri autobiografik i shkrimtares shqiptare Lea Ypi është përzgjedhur si një nga top 20 librat më të mirë të vitit 2021, në zhanrin e librave të memoareve dhe të biografive sipas gazetës britanike The Times.

“E LIRË” (Free: Coming of Age at the End of History) është vepra e autores shqiptare që tregon për përjetimin personal të saj dhe familjes gjatë ditëve të rrëzimit të regjimit të Enver Hoxhës dhe gjithë procesit te tranzicionit gjatë viteve 90-ta.  

E lindur në Tiranë, 42-vjeçarja Lea Ypi së bashku me familjen lëshuan Shqipërinë pas trazirave të rënies së skemave piramidale kur pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare i humbi të gjitha kursimet.

Ypi është profesoreshë në universtitetin e njohur anglez LSE (London School of Economics).  

Komplet listën e 20 librave më të mirë në zhanrin e memoareve dhe biografive e ka publikuar nga The Times, ku ndër tjerash së bashku me veprën “Free / E Lirë” gjenden edhe biografitë dedikuar Mbretit anglez George V nga historianja Jane Ridley, libri për Napoleonin nga Ruth Scurr, biografia për princin Philip, burrin e  e ndjerë të mbretëreshës britanike Elizabeta, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *