Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të largohen masat e kufizimit të lëvizjes, pasi sipas tyre ato nuk kanë sjellë uljen e rasteve të infektimit me koronavirus.

“Këto politika që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, është evidente që nuk po arrijnë qëllimin e tyre, përkundrazi të pamenduara dhe shumë të rrezikshme për vendin, që do ti lëjnë gjurmët e pasojat e tyre për një kohë të konsiderueshme edhe pas pandemisë”, thuhet në reagimin e shoqatës.

Më tutje, duke u bazuar në dy sondazhe, bëhet e ditur se rreth 36% e bizneseve të gastronomisë kanë laeguar punëtorët e tyre nga puna për shkak të ndikimit të pandemisë.

“Në këto rrethana, urgjentisht ju bëjmë thirrje që këto masa të hiqen, si jo efektive, e aq më pak të mendohet mbyllja totale pa ndonjë plan për mbështetjen financiare në ekonomi”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *