Shtatë organizata të shoqërisë civile kanë kërkuar tërheqjen e iniciativës për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme.

Gjatë mbrëmjes së premte, Qeveria e Kryeministrit Albin Kurti ka miratuar iniciativën për ndryshime në Ligjin për Zgjedhje ku i mundësohet diasporës votimi nëpër ambasada e konsullata. 

Në një komunikatë të përbashkët, Demokraci Plus (D+), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Demokraci për Zhvillim (D4D), Lëvizja FOL, Iniciativa për Progres (INPO), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet (Çohu) kanë thënë se nuk arsyetohet urgjenca me të cilën po tentohet ndryshimi i këtij ligji.

“Një proces kaq i rëndësishëm për demokracinë në vend, duhet të jetë gjithëpërfshirës, me pjesëmarrje të opozitës dhe konsultim të gjerë me organizatat e shoqërisë civile, publikun dhe të fund të kërkohej edhe opinioni i Komisionit të Venedikut. Për më tepër, ndryshimet e propozuara janë parciale dhe nuk i adresojnë të metat e këtij ligji. Kjo nuk duhet të ishte qasja që ndiqet ndaj reformave në përgjithësi, pasi është jo serioze dhe u shërben vetëm interesave të ngushta partiake”, thuhet në reagimin e organizatave, transmeton Koha.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *