Derisa shtetet po shpresojnë të nisin t’i largojnë masat e rrepta të izolimit, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje që kjo të bëhet gradualisht.

Takeshi Kasai, zyrtarë i lartë në OBSH, ka thënë se masat e izolimit kanë rezultuar efektive, duke shtuar: “Së paku derisa të gjendet një vaksinë, apo trajtim shumë efektiv, ky proces duhet të bëhet një gjendje normale e re për ne.”

Ai ka thënë se qeveritë duhet të monitorojnë gjendjen vazhdimisht derisa mendojnë të lehtësojnë masat.

“Individët dhe shoqëria duhet të jenë gati për një mënyrë të re jetese,” tha Kasai, transmeton BBC.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *