Nuk ka ndonjë hulumtim të mirëfilltë për të kaluarën e saj, por një shpellë në fshatin Mushtisht të Kosovës vazhdon të jetë vend tërheqës dhe interesant për vizitorët që këmbëngulin ta shohin nga afër.

Kjo shpellë nuk dihet se nga kush u ndërtua apo edhe kur. Ajo që dihet është se e njëjta daton qindra vite më parë dhe gjendet në një pozitë të vështirë në një pjesë të maleve të Mushtishtit. Kjo shpellë është vështirë të dallohet dhe për tu parë nga personat që nuk e njohin këtë terren.

Kjo shpellë është shfrytëzuar edhe gjatë luftës së dytë Botërore për të fshehur banorët dhe ka qenë vend i paarritshëm për ushtritë, transmeton Gazeta Shqip. Më poshtë disa pamje të saj të xhiruar nga disa çiklistë në këtë shpellë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *