Nga sot, me nisjen e fazës së tretë të lehtësisimit të masave kundër koronavirusit, do të hapet për vizitorë edhe Shpella e Gadimës.

“Në kuadër të këtyre masave mbrojtëse, vizitorët obligohen të jenë të pajisur me maska dhe me dorëze, ndërsa vizitat në shpellë do të organizohen në grupe të vogla të vizitorëve. Orari i vizitave në shpellë do të jetë sipas orarit të rregullt të punës nga ora 8:30-15:30” thuhet në njoftimin e Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, transmeton Gazeta Zëri.

Shpella e Gadimes, që ndodhet në fshatin Gadime e Ulët të komunës së Lipjanit, është një nga destinacionit turistike më të vizituara për turistët jo vetëm vendor por edhe të huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *