Pas dy ditëve, Gjermania do të marr kryesimin e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian.
Kjo ka bërë që të shtohen shpresat për liberalizimin e vizave për Kosovën gjatë këtij viti. Megjithatë, jo e gjitha është në dorë të këtij shteti të fuqishëm evropian.
Për liberalizimin e vizave për Kosovën duhet mbështetja e të gjitha vendeve anëtare të BE-së. Deri tash, Franca ka qenë më skeptikja.
“Pozicioni gjerman për liberalizimin e vizave mbetet i pandryshuar: Ne mbështesim liberalizimin e vizave në bazë të përmbushjes së kritereve të përcaktuara. Vendimi për liberalizim të vizave tash është në kompetencën e anëtarëve të Këshillit të Bashkimit Evropian”, ka thënë një zyrtar gjerman në kushte anonimiteti, transmeton Koha.net.
Ndërkohë, Demush Shasha, drejtor i Institutit EPIK, ka theksuar se Presidenca ka fuqi të konsiderueshme pasi që përfaqëson të gjitha vendet anëtare në kuadër të funksionimit të institucioneve të BE-së.
Lexo më shumë këtu