Një 77-vjeçar nga Kavaja dhe një 69-vjeçar nga Hasi janë dy viktimat e fundit nga koronaviursi në Shqipëri.
Kështu, numri i të vdekurve nga Covid-19 deri tani është 15.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri u ka shprehur ngushëllime familjeve të të ndjerëve dhe apeloi qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19, transmeton Top Channel.