Nga sot, 11 maj, në Shqipëri do të nisin përsëri aktivitetin e tyre disa dyqane brenda qendrave tregtare.
Rregullat e reja, si kujdes ndaj përhapjes së koronavirusit, parashohin limit në çdo aktivitet, përfshirë qëndrimin e personave brenda një qendre tregtare.
Një vizitor mund të qëndrojë vetëm për maksimum 2 orë dhe në qendër nuk mund të lejohen më shumë se 50% e kapacitetit të qendrës tregtare në të njëjtën kohë. Vizitorët do të informohen paraprakisht për limitin e fashës orare, transmeton Top Channel.
Të përdoret ashensori, por jo më shumë se 30% e kapaciteteve të tij.
Parqet e lodrave dhe kinematë nuk do të jenë të hapura. Përsa i përket pagesës, do të promovohet pagesa me kartë, por nuk përjashtohet pagesa cash.