Palët politike në Shqipëri kanë arritur të pajtohet rreth administrimit zgjedhor, duke u dakordësuar kështu për pikën e vetme ku nuk kishin gjetur konsensus për Reformën Zgjedhore.
Siç transmeton Top Channel, pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ.
Mësohet se komisionet Politike do të vijojnë të jenë siç kanë qenë edhe në dy zgjedhjet e ardhshme, ato parlamentare dhe ato lokale.
Puna e Këshillit Politik nuk ka mbaruar. Ndërkohë puna do të vijojë për çështjet e tjera në Këshill, që nuk kanë të bëjnë me administratën zgjedhore.
Pas takimit ndërkombëtarët kanë përshëndetur marrëveshjen e arritur nga palët politike.