Shumë shpejt në Shqipëri mund të nis vaksinimi me dozën e tretë dhe vaksinimi i fëmijëve nën moshën 18 vjeçe.

Këtë paralajmërim e dha të enjten Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila theksoi se kjo do të bëhet “nëse ekspertët do të vendosin”.

“Për sa na takon ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar vaksinat për çdo qytetar shqiptarë. Nuk po flas vetëm për popullatën mbi 18 vjeç, flas dhe për dozat e tjera, dhe për uljen e fashës së vaksinimit nën 18 vjeç nëse ekspertët do të vendosin. Ndaj akti normativ që miratojmë sot është kontrata për 500 mijë vaksina Pfizer. Kanë mbërritur dhe po shpërndahen sot dhe 180 mijë vaksina AstraZeneca fal Italisë mike”, tha ajo, transmeton Klan Tv.

Gjatë fjalimit të saj në kuvend, Manastirliu bëri thirrje për vaksinim dhe për mospërhapje të deklaratave për “vaksina të pasigurta”.

“Luftës për jetën e qytetarëve i bëjnë dëm edhe thirrjet për të nxirë dhe shtrembëruar realitetin e spitaleve, duke i bërë njerëzit të hezitojnë, dhe ta mbajnë frymën në spital, atëherë kur mund të jetë tepër vonë,” është shprehur ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *