Gjatë 24-orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar katër raste të reja të personave të infektuar me koronavirus.

Kështu, numri total ka shkuar në 42 të infektuar.

“Gjatë 24 orëve të fundit ka vazhduar puna në terren pa u ndaluar. Janë testuar 27 persona të dyshuar qytetarë dhe personale. 4 raste të reja janë konfirmuar. Janë testuar në total 532 raste dhe janë pozitiv vetëm 42 raste.” tha zëvendës ministrja, Rakacolli, transmeton Top Channel.

Mes të prekurve dy prej të tyre janë mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Dy mjekët e Sanatoriumit kanë pasur kontakt me një nga të infektuarit dhe për pasojë kanë marrë CoVid-19.

Zëvendës ministrja Mira Rakacolli ka bërë të ditur se:

Tiranë 26 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 2 rast

Elbasan 2 raste

Fier 5 raste

Rrogozhinë 2 raste

Prej tyre: 17 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *