Partinë Demokratike të Shqipërisë është duke u zhvilluar votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.
Votimi ka nisur në mëngjesin e së dielës dhe do të zgjas deri në ora 19:00.
Kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha ka votuar në selinë blu, ku ka dhënë edhe një deklaratë të shkurtër për mediat.
“Dua ta falënderoj mediat, të gjithë demokratet e demokratët, të gjithë ata që janë kujdestarë të këtij procesi, këtij procesi unik të vlerave tona, ku një anëtar një votë, janë vlerat e shprehjes së lirë. E kemi nisur betejën për ndryshim për Shqipërinë për shqiptarët dhe do e çojmë deri në fund në përmbysje të regjimit Rama-Doshi”, tha Basha, transmeton Top Channel.
Përpos Bashës, në garë për postin e kreut të Partisë Demokratike janë edhe Edit Harxhi, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli.