Partinë Demokratike të Shqipërisë është duke u zhvilluar votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

Votimi ka nisur në mëngjesin e së dielës dhe do të zgjas deri në ora 19:00.

Kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha ka votuar në selinë blu, ku ka dhënë edhe një deklaratë të shkurtër për mediat.

“Dua ta falënderoj mediat, të gjithë demokratet e demokratët, të gjithë ata që janë kujdestarë të këtij procesi, këtij procesi unik të vlerave tona, ku  një anëtar një votë, janë vlerat e shprehjes së lirë. E kemi nisur betejën për ndryshim për Shqipërinë për shqiptarët dhe do e çojmë deri në fund në përmbysje të regjimit Rama-Doshi”, tha Basha, transmeton Top Channel.

Përpos Bashës, në garë për postin e kreut të Partisë Demokratike janë edhe Edit Harxhi, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *