Në Shqipëri kanë hyrë mbrëmë në fuqi masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit.
Liria e lëvizjes së qytetarëve tani do të jetë e ndaluar nga ora 20:30 deri në 06:00. Kështu do të jetë deri më datën 4 janar.
Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit e-albania.
Më 5 janar do të rikthehet orari i vjetër i kufizimeve nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit, transmeton Top Channel.
Për baret dhe restorantet do të lejohet vetëm shërbimi në banesë. Komiteti teknik rekomandoi të gjithë qytetarët të shmangin udhëtimet jo thelbësore si dhe aktivitetet jo thelbësore.